Kosova
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
“Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për mediat zvicerane një shtetas kosovar
Mediat zvicerane raportojnë për një kaos në kufirin kroato-serb, nga i cili janë dëmtuar edhe shqiptarët nga Zvicra, që kanë marrë rrugën tokësore për pushime, në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ata po presin vetëm në këtë vendkalim kufitar, mboi 15 orë
Të shtunën në orën 15:20, një 35-vjeçar (A.) dhe shoqëruesi i tij arritën në fund të bllokimit të trafikut – 12 kilometra nga kufiri kroato-serb. Qëllimi i tij: të shkojë nëpër Serbi dhe më pas në Gjilan të Kosovës, shkruan blick.ch. Ai donte të kalonte pushimet e tij atje.
“Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë 35-vjeçari duke përshkruar përshtypjet e tij. “Vendet e parkimit `eksplodojnë` nga numri i njerëzve .” Në pikën e karburantit mungonte edhe ushqimi. “Ne jemi dy burra të rritur, kështu që është në rregull”. Por kishte edhe shumë familje me fëmijë…
Shumë nga udhëtarët, të lodhur nga pritja, thjesht, kanë fjetur gjatë kësaj kohe.
Por, kishte edhe skena kaotike: “Ne dëgjuam bori të forta dhe vëzhguam manovra të rrezikshme parakalimi”, shoferë që përpiqeshin të dilnin përpara, me forcë, tregon A.
“Policia praktikisht nuk kishte asgjë nën kontroll.” Që nga mëngjesi i të dielës herët (6:12 të mëngjesit), Adnani është ende i bllokuar. Ai dyshon se vetëm dy-tri kalime janë të hapura në kufi. Disa media kroate raportuan për turmat e mëdha gjatë natës së mbrëmshme, përcjell albinfo.ch. Thuhej se bllokimi i trafikut ishte rritur në një gjatësi prej 20 kilometrash.
Vonesa të mëdha pati edhe në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.
A., nuk beson se situata do të përmirësohet shpejt. “Unë ende jam duke pritur tre deri në pesë orë në makinë”. E kjo do të thotë se ai ka ngecur në një bllokim trafiku për gati 20 orë.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026














