Kosova
Ambasadori zviceran: Kosova nuk ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të konferencës rajonale kundër korrupsionit.
Ai ka thënë se janë dy arsye pse Kosova nuk ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit.
Lebet ka thënë se arsye e parë është mjedisi që përfshin edhe legjislacionin joadekuat dhe kualifikim jo i mirë i nëpunësve civilë, si dhe rrogat e vogla në sistemin publik, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa arsyeja e dytë, sipas ambasadorit zviceran, ka të bëjë me mungesën e përkrahjes për policinë dhe gjyqtarët për t’u siguruar atyre pavarësi në punën e tyre.
“Qytetarët e dënojnë korrupsionin, por nuk ka ndonjë dëshmi të fuqishme për luftën kundër korrupsionit. Do të nevojitet kohë, por ka përparime spektakulare në rajon, që ka filluar në Rumani. S’po them që gjithë zyrtarët e lartë janë të korruptuar. Është me rëndësi të mbrohet reputacioni i zyrtarëve të ndershëm, duke mënjanuar mollët e kalbura. Jam duke përcjellë procesin e vetingut dhe pres përparim në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar se nuk janë të korruptuar të gjithë zyrtarët publikë, derisa ka kërkuar që të mbrohet reputacioni i zyrtarëve të ndershëm, duke i larguar të korruptuarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











