Shqipëria
Tiranë: Ambasadorja gjermane takohet me opozitën
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susane Schutz dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, takuan Lulzim Bashën sot në selinë e kaltër.
Fillimisht Basha ka pritur në takim ambasadoren gjermane dhe më pas edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë. Takimi mes liderëve vjen pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita, raportojnë mediat shqiptare.
Detaje nga takimet nuk janë bërë me dije, por qëndrimi i ndërkombëtarëve është i qartë, kundër këtij veprimi radikal të opozitës.
Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.
Ditën e djeshme PD mblodhi Kryesinë, e cila zgjati rreth 2 orë. Pas mbledhjes së kryesisë, Basha foli për mediat, ku njoftoi se Kryesia ka vendosur djegien e mandateve, përcjell albinfo.ch.
Basha shtoi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide, e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.
Pas takimit që zhvilloi me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, ka nisur një takim me kryetaren e LSI-se, Monika Kryemadhi.
Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë e LSI-së dhe vjen pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër Shumica e banorëve ndërkombëtarë që krijojnë një jetë të re në Zvicër do të dëshmojnë se... -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve














