Shqipëria

Akuzohet Basha për falsifikim dokumentesh

Së fundi nëpërmjet statuseve të bëra në Twitter, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, është shprehur se për Bashën duhet edhe një akuzë tjetër “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe jo vetëm falsifikim dokumentash.

Statusi i Ballës:

L. Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë (dollarë) si dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Vetëm pak sekonda më vonë ai ka shkruar se kjo është një amnisti që është bërë nga prokurorët dhe gjykata nuk duhet ta pranojë si çështje dhe ta rikthejë për hetim.

Statusi i dytë:

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK, është e papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK, jo nga KÇK.