Shqipëria

Ambasadorja zvicerane: Parlamenti, rol vendimtar në monitorimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka deklaruar se parlamenti ka një rol vendimtar në mbikëqyrjen dhe monitorimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Sipas njoftimit nga ambasada, deklarata u bë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
“Iu bashkuam Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian për të rritur ndërgjegjësimin rreth financimit të BE-së në kuadër të Programit për Reforma dhe Rritje. Përmes Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim CDI, Zvicra po kontribuon për më shumë transparencë dhe pjesëmarrje në lidhje me PRRR-në, duke përfshirë një Gjurmues të avancuar të Reformave – i pari i këtij lloji në rajon që ofron të dhëna në kohë reale rreth reformave të BE-së në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Foto FB: Embassy of Switzerland in Albania