Shqipëria
Amerika e dëbon shqiptarin, e ndal Italia
Autoritetet amerikane kthyen të martën një shqiptar, i dënuar në Shqipëri për vrasje. 41-vjeçari Lul Lucaj u shoqërua nga oficerët e deportimit në aeroport, për t’u kthyer në vendin e tij të origjinës me avion, raportojnë mediat shqiptare.
Lucaj pritej që të merrej në dorëzim nga autoritetet shqiptare pas mbërritjes në Tiranë, por gjatë kohës që kaloi transit në Romë, ai u ndalua nga autoritetet italiane. Kjo pasi këta të fundit përcaktuan se ai kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale, përcjell albinfo.ch.
“Lucaj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer”, tha Thomas Decker, një zyrtar i Zyrës së Emigracionit në New York, raporton “TV Klan”. “Ne do të vijojmë që të godasim kriminelë të huaj, mbi të gjitha ata që kërkojnë strehim në komunitetet tona dhe do të sigurohemi që t’i dëbojmë drejt vendlindjes së tyre, në mënyrë që të përballen me drejtësinë atje”.
Në gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një zënkë me dy vëllezër në Romë, ngjarje e cila çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më pas, me ndihmën e disa miqve të tij, Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri.
Ai u dënua në mungesë për vrasje, me 14 vjet e gjysmë burg. Dënimi për të u dha nga Gjykata e Lezhës. Në mars të 2015-ës, ai u arrestua në Amerikë, pasi kishte hyrë në këtë shtet në mënyrë të jashtëligjshme, në një datë dhe orë të panjohur.
Atij iu dha fillimisht e drejta që të qëndronte nën mbikëqyrjen e autoriteteve të emigracionit, deri në dhjetor të 2016-s, kur autoritetet përcaktuan se ai ishte rrezik për publikun.
Në janar të 2017-s, Lucaj u arrestua nga oficerët e deportimit dhe ai qëndroi në paraburgim. Në maj të 2017-ës, gjykata vendosi që Lucaj të kthehej në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













