Lajme
Amerikanët në garë për PTK-në
Posta dhe Telekomi i Kosovës ënjtë një aset shumë i rëndësishëm në Kosovën e pasluftës. Madje është konsideruar si njëra ndër kompanitë që ka sjellë më së shumti përfitime, ndërsa interesimi i saj është rritur pas vendimit të qeverisë për të privatizuar atë, kryesisht pjesën e telefonisë mobile Vala. Në garën për të privatizuar PTK kanë shprehur interesim disa kompani, në mesin e tyre edhe “Albright Capital Management Llc”, kompania e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Siç raporton TCH, ajo kryeson listën për të blerjen e 75 për qind të aksioneve.Ndërkohë në garë janë edhe shtatë kompani të tjera vendëse dhe ndërkombëtare, aksionarët e të cilave janë të njohur në Kosovë. Përveç zonjës Albright interesim për investime në Kosovë ka kohë që kishte shprehur edhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark. Kompanitë të cilat kanë aplikuar për privatizimin e PTK-së: Albright Capital Management LLC (Shtetet e Bashkuara të Amerikës); Avicenna Capital LLC në konsorcium me Twelve HORNBEAMS (Mbretëria e Bashkuar, Poloni ); Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani); Elkos LLC (Kosovë); Geni Capital (Luxemburg); M1 International Limited (British Virgin Islands); Monaco Telecom International SAM (Monaco);Turkcell ( Turqi).
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












