Futboll

Amir Abrashi dënohet me 3 ndeshje moslojë

Abrashi u përjashtua për akt të dhunës, ndërsa edhe provokimi i bërë ndikoi në dënim

Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, është suspenduar për tri ndeshjet e ardhshme në Superligën e Zvicrës në futboll.

Vendimi u mor sot, ndërsa Abrashi u suspendua për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e së enjtes ndaj Baselit, transmeton albinfo.ch.

Abrashi u përjashtua për akt të dhunës, ndërsa edhe provokimi i bërë ndikoi në dënim.

Në minutat shtesë të ndeshjes së fituar 1:0 nga Baseli, ndaj Abrashit u bë një ndërhyrje e ashpër nga prapa. Abrashi, sipas raportimeve, ka prekur me dorë lojtarin e Baselit, Koba Koindredi, që edhe e bëri ndërhyrjen.

Derisa po largohej nga fusha, Abrashi pati një përplasje edhe me trajnerin e Baselit, Stephen Lichtsteiner.

Xherdan Shaqiri luajti vetëm në pjesën e parë për Baselin. Shaqiri u zëvendësua për shkak të një shqetësimi muskulor.