Amiri duhet të shkojë në shtëpi. Ndoshta!
Pasi i është hequr viza C ai duhet të lëshojë Zvicrën, por fillimisht duhet të bëhet i plotfuqishëm dënimi për veprën e kryer në vitin 2011
Amir B., i riu shqiptar me shtetësi të Serbisë, që para disa vitesh ishte bërë i njohur në opinionin zviceran për maninë e tij të ngasjes së shpejtë të veturave (gjermanisht:”raser”) duket se do të detyrohet ta braktisë përfundimisht Zvicrën.
Në vitin 2004 Amiri nga rrethina e Cyrihut kishte rënë në sy me deklaratat e tij për televizionet e Zvicrës gjermanofone, ku ai bënte “vetëlëvdata” se “ishte psikopat” dhe se më mirë shkaktonte aksident se sa lejonte të humbiste garën në vozitje të makinës. Atij, pikërisht për shkak të shkaktimit të aksidenteve i ishte marrë patenta e shoferit.
Por edhe pas kësaj Amiri ka rënë ndesh rreth 30 herë me ligjin, kështu që organet përkatëse i kishin nisur procedurën për dëbimin nga Zvicra. Së fundi, në vitin 2011 ai kishte marrë dënim me 19 muaj burg edhe për ndihmën e dhënë në një rast vjedhjeje. Kësaj mase ndëshkuese i ishte shtuar edhe dënimi me kusht prej 26 muajsh, i shqiptuar më herët për një vepër tjetër. Kjo si duket ka mbushur kupën…
Siç shkruan gazeta “Der Sonntag”, Amirit tashmë 28 vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, Zyra për Migracion e kantonit të Cyrihut ia ka tërhequr lejen e qëndrimit të përhershëm (C). Autoritetet e cilësojnë Amirin si njeri “pa vullnet për t`iu përmbajtur rregullave”. Për këtë arsye dhe “për të përmbushur nevojën publike për siguri”, ai duhet të braktisë Zvicrën, shkruan gazeta.
Heqja e lejes së qëndrimit C tashmë është bërë e plotfuqishme. Të huajve në Zvicër kjo leje mund tu hiqet në rast dënimi me burg prej së paku një vit.
Amiri në këto rrethana duhet të lëshojë Zvicrën por mbetet ende e paqartë data kur do ta bëjë këtë. Fillimisht duhet të bëhet i plotfuqishëm dënimi për veprën penale të kryer në vitin 2011.
Por avokati i tij megjithatë planifikon që t`i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike në dispozicion. Veç tjerash, ai, lidhur me dënimin prej 46 muajsh ka ushtruar ankesë duke e ndarë atë në disa pjesë, dhe shqyrtimi i ankesave merr kohë.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Sot voton Zvicra Votuesit zviceranë do të japin mendimin e tyre për katër çështje të mëdha që do të... -
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh











