Shkurt.ch
Amnesty International: Kritika Zvicrës për gjuhë diskriminuese
AI ka kritikuar Zvicrën për krijimin e një “klime armiqësore kundrejt të drejtave të njeriut”
Amnesty International, në Kuvendin e Përgjithshëm të saj, të mbajtur dje në Soloturn ka drejtuar kritika mbi Zvicrën për “krijimin e një klime armiqësore kundrejt të drejtave të njeriut”.
Organizata e njohur humanitare, me këtë rast u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe politikanëve që gjatë fushatave të tyre zgjedhore të heqin dorë nga shprehjet dhe sloganet diskriminuese dhe të drejtuara kundër të huajve.
Amnesty International po ashtu kërkon nga Qeveria federale që të mbështesë aktivisht procesin e demokratizimit në Afrikë të Veriut dhe në Lindjen e Afërme, njofton portali drs.ch. Në këtë proces, sipas AI-së bën pjesë edhe një politikë azili, që nuk mbështetet në izolim.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme











