Tematike
Amnezia e votuesve
Në periudha zgjedhore mund ta shtrojmë pyetjen rreth lidhjes mes procesit zgjedhor dhe ndryshimeve ekonomike.
Një udhëheqje e mirë ekonomike, ose një politikë ekonomike e mirëfilltë e një vendi a është garanci për t’u rizgjedhur ? Logjika do të donte të ketë një korrelacion pozitiv mes udhëheqjes së mirë, shëndetit të ekonomisë si dhe rizgjedhjes. Mirëpo, faktet duken ta dëshmojnë të kundërtën.
Shumë ekonomistë e kanë studiuar këtë relacion mes ndryshimeve të ekonomisë si dhe procesit zgjedhor. Këto hulumtime konstatojnë se shumica e vendimmarrësve politikë janë të vetëdijshëm se në rast papunësie si dhe konjukturave ekonomike të vështira, zgjedhësit kanë tendencë të votojnë kundër udhëheqjes në pushtet. Me këtë fakt, politikanët praktikojnë, në periudha zgjedhore, politika ekonomike të favorshme.
Problemi i veprimeve të pushtetarëve është se ata supozojnë, me arsye apo jo, se zgjedhësit janë amnezistë ose të paaftë të gjykojnë pas zgjedhjeve. Në realitet, në të shumtën e vendeve të zhvilluara para zgjedhjeve jemi dëshmitarë të një vullneti për ta stimuluar ekonominë në mënyrë të tepruar. Kjo ka pasoja logjikë, sepse nxeh për së tepërmi makinën ekonomike pas zgjedhjeve.
Duke pasur parasysh rrezikun e stërnxehjes së ekonomisë (veçanërisht inflacionit), vendimmarrësit politikë nguten për ta frenuar aktivitetin ekonomik menjëherë pas zgjedhjeve. Ky frenim krijon papunësi, kështu që shëndeti i ekonomisë nuk përmirësohet assesi në afate të shkurtra.
Iu mjafton politikanëve të zgjedhur të tentojnë ta ristartojnë ekonominë në mënyrë efikase para zgjedhjeve që vijojnë. Në rast dështimi, mundësia e mashtrimit ekziston sërish, sepse hipoteza qenësore është se zgjedhësi e ka memorien e shkurtër.
Si konkluzion, të gjitha hulumtimet ekonomike dëshmojnë se anticipimi i rezultateve të zgjedhjeve nëpërmjet modeleve ekonomike është jashtëzakonisht i vështirë. Një shkallë ulët e papunësisë dhe e inflacionit nuk garanton rizgjedhje, mirëpo edhe pse këto parakushte nuk janë të mjaftueshme, janë ndoshta të nevojshme.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











