Lajme
Ananasi është pema e vetme, e cila nuk përmban pesticide
Ananasi, fruti ideal për stinën e verës
Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse.
Ananasi është pemë e adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është i shërueshëm.
Në molekulat e këtij fryti specifik gjendet edhe përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund t’i kontribuojë prodhimit të ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë në humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve.
Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh:
- Ananasi i freskët ka vlerë të ulët të kalorive, mirëpo është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.
- Në 100 g ananas ka rreth 50 kalori, ngjashëm me mollën.
- Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat. Për bromelainën besohet që ka cilësi antiinflamatore, antikancerogjene dhe cilësi kundër ngjizjes së gjakut.
Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së keqe dhe te infeksionet e parazitëve siç janë skratë.
- Anasi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, të domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e venave të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave.
Veç tjerash, vitamina C është e rëndësishme për punën normale të imunitetit.
- Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë të beta-karotenit, mirëpo përmban edhe në masën më të mirë të vitaminës B dhe kalium.
Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe për shtypjen e gjakut.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar 38 nga 115 personat e plagosur në katastrofën zvicerane të zjarrit në Crans-Montana ende po trajtohen... -
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren -
Pranvera në Zvicër, temperaturat deri në 23°C -
Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës












