Futboll
Andi Zeqiri shënon gol për Lausannen në Kupën e Zvicrës
Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në futbollin zviceran, duke qenë vendimtarë në skuadrat e tyre.
Njëri ndër ta është edhe Andi Zeqiri, i cili luan për Lausannen.
Andi Zeqiri ka ndihmuar skuadrën e tij që të kalojë në çerekfinale të Kupës së Zvicrës, duke realizuar një gol në fitoren e thellë 6 – 0 ndaj Xamaxit.
Ai realizoi në minutën e 70-të golin e fundit të ndeshjes.
Zeqiri s’ishte shqiptari i vetëm në fushë. Rivalë të tij ishin Samir Ramizi, Arbenit Xhemajli, Liridon Mulaj e Taulant Seferi.
Ai është vetëm 20-vjeçar, por shihet me të ardhme të ndritur, derisa më parë është krahasuar me yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Kujtojmë se për Zeqirin janë të interesuara shumë skuadra evropiane, kurse ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Zvicrës U17 dhe U19. /Albinfo.ch
70' | The sixth (yes, SIXTH!) goal for Lausanne as Zeqiri sweeps in another.#LSXAM https://t.co/FDIBnqTQ6A pic.twitter.com/pSL6DMQNIm
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) October 31, 2019
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













