Lajme
“Anëtarësimin e Kosovës në BE nuk do të mund ta bllokojë Serbia”
Edhe nëse do të ndodhte që Serbia t`i plotësojë kushtet para Kosovës dhe të integrohet në BE para Kosovës, ajo nuk do të mund ta bllokojë anëtarësimin e shtetit kosovar.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, në një intervistë për “Kohën Ditore”, për herë të parë ka folur për idenë që edhe në rast të integrimit, Serbisë t`i hiqet mundësia që ta bllokojë Kosovën.
Sipas Fitout, BE-ja nuk e do një Qipro të dytë brenda vetes në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë.
“Unë do të mbështetja anëtarësimin e përnjëhershëm, por është e pasinqertë, sepse kjo varet nga reformat që duhet të bëhen nga vetë vendet. Ajo që nuk do të ndodhë është se nuk do të ketë anëtarësim që pamundëson anëtarësimin e tjetrit”, ka thënë Fitou.
Ambasadori francez ka kërkuar nga EULEX-i që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar ngase, sipas tij, kjo është gjëja më e mirë që ky mision mund ta bëjë për Kosovën. Fitou i ka dhënë mbështetje Task Forcës për hetimin e dyshimeve të raportit të Dick Martyt, pasi që, sipas tij, rezultatet sa më të shpejta të hetimeve do t`i ndihmonin Kosovës.
Ambasadori francez është i lumtur që drafti i memorandumit mes FSK-së dhe MPB-së nuk është jetësuar. Sipas tij, idetë e këtij memorandum janë krejtësisht antidemokratike.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të dëgjojë FMN-në para se të ndodhë më e keqja në raportet me këtë fond.
Ambasadori shpreson se do të ketë marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi dhe shpjegon se ai nuk mund të sjellë kurrfarë aranzhimi për veriun e Kosovës.
Sipas Fitout, Ahtisaari është zgjidhje e mirë për veriun.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











