Kosova
Anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe valleve ‘Vatra’ nga Bülach-u me aktivitete të shumta në Kosovë
Ansambli i këngëve dhe valleve ‘Vatra’ nga Bülach-u i Zvicres në kuadër të aktiviteteve të shumta në Kosovë përveç tjerash vizitoi Kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz dhe Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit ” në Gjinovc të Therandës.
Nën udhëheqjen e Kryetarit Lulzim Krasniqi dhe ekipit të tij, Ansambli Vatra nga Bylahu i Zvicrës, ka vizituar Kompleksin Memorial ” Adem Jashari” në Prekaz. Të veshur me kostume tradicionale kombëtare kanë bërë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Jasharajve Heroik.
Më pas janë vizituar të gjitha objektet e kullave legjendare sikur edhe muzeu i kompleksit në shenjë rikujtimi e nderimi për Epopenë e lavdishme të Prekazit dhe gjithë UÇK-së.
Nga tempulli i luftës titanike dhe sakrificës për Liri, Ansambli Vatra ka vazhduar rrugën në tempullin e humanizmit dhe shpirtit të madhë të solidaritetit njerëzor, drejtë Shtëpisë së të Moshuarve ” Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Therandës.
Aty, përveç pritjes së ngrohtë nga ana e Humanistit të madh, Halil Kastratit me stafin e tij, me shumë emocione ishte edhe takimi dhe perqafimet me banorët e moshuar në këtë shtëpi.
Me këtë rast, artistët e Ansamblit Vatra, para banorëve në ambientet e Shtëpisë , interpretuan e ekzekutuan disa pika artistike nga reportuari i këngëve dhe valleve.
Pas bashkëbisedimit të ngrohtë si një familje dhe vizitave në ambientet e Shtëpisë, në emër të Ansamblit, Kryetari Krasniqi si shenjë mirënjohje e solidariteti dhuroi për fondin e Shtëpisë së të Moshuarëve, donacion prej 1000 franka zvicrane, duke ju premtuar se përkrahja do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Ansambli VATRA falënderon të gjithë pjesmarrësit e në vecanti koreografin z. Nexhmedin Isufi i cili pos tjerash mbajti një fjalim përshendetës duke prezentuar në pika të shkurtëra aktivitetet ndër vite të ansamblit VATRA.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











