Bota
Anija që u fundos në Danub u përplas me një zvicerane
35 persona raportohen se ishin në anijen me turistë, 30 prej tyre nga Koreja e Jugut
Shtatë persona raportohen se kanë vdekur dhe 21 të tjerë të zhdukur në Danub, kur dy anije janë përplasur, dhe njëra prej tyre është fundosur. Aksidenti kishte ndodhur të mërkurën mbrëma në Budapest të Hungarisë dhe anijes turistike i janë dashur vetëm 70 sekonda që të zhduket tërësisht në Danub, raportojnë mediat zvicerane.
21 personat janë ende në kërkim, edhe pse ka pak gjasa që të jenë të gjallë. Shtatë persona u dërguan në spital, përcjell albinfo.ch.
Në anije ishin 30 turistë nga Koreja e Jugut, shumica prej tyre 40-50 vjeç, si dhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Ishin edhe shokë udhëtimi dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Mediat hungareze kanë raportuar se anija është përplasur me një anije shumë më të madhe “Viking Sigyn”, një anije me flamur zviceran dhe me qëndrim në portin e Bazelit.
Siç tregojnë fotografitë në skenën e aksidentit, anija zvicerane e pasagjerëve përplas bishtin e “Hableany”, pastaj vazhdon nën një urë. Ajo pësoi një gërvishtje, por pa pasoja tjera.
Hetimet janë duke vazhduar për përplasjen, derisa një ekip nga Koreja e Jugut ka shkuar në Hungari për të ndihmuar të shpëtuarit dhe për tu gjendur afër familjeve të viktimave.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












