Gruaja
Anita Hiseni, një emër premtues në fushë të shkencës
Anita është shpërblyer me mirënjohjen si studentja më e mirë e gjeneratës në Seksionin Kimi me Biokimi në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Gjenevës
Anita Hiseni e lindur më 30 gusht 1992 në Martigny të kantonit Valais të Zvicrës, shquhet me punën e saj plot rezultate. Kjo e re me prejardhje nga fshati Tupallë i Medvegjës, nga modestia mezi pranon të thuhen këto pak fjalë rreth fryteve të punës së saj. Qartë, ajo s’ do të imponohet!
Anita, në të gjitha nivelet e shkollimit ka qenë e shkëlqyer. Veçanërisht ajo ka prirje të theksuara në shkenca natyrore. Predispozitat në këtë fushë i ka shumëfishuar pa lënë anash edhe disiplinat e tjera.
Studimet katërvjeçare në Collège “VOLTAIRE” të Gjenevës, i përfundon më 2011 me arritje brilante. Për sukseset e treguara shpërblehet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Kantonit të Gjenevës, me Fletëmirënjohje dhe Certifikatë, duke u cilësuar si një nga nxënëset më të suksesshme të Kantonit të Gjenevës.
Me pasion e dashuri të njëjtë Anita po ashtu do të studiojë edhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Gjenevës. Ajo posedon aftësi njësoj si në matematikë, fizikë, kimi e Biologji. Por më tepër i fle në zemër studimi në Seksionin e Kimisë me Biokimi. Studimeve në këtë fushë u qaset plot vullnet.
Pjesën teorike të ligjëratave dhe të ushtrimeve të organizuara në amfiteatër Anita e ndjek me mjaft përqendrim. Njohuritë e fituara i përforcon edhe me punë të vazhdueshme gjurmuese në laborator. Intelekti dhe puna e pandërprerë kërkimore e hulumtuese e Anitës dhe shqyrtimi deri në detaje i të gjitha serive kimike të tabelës periodike ka bërë që ajo të gjitha kolokviumet dhe provimet t`i përfundojë në afat dhe me notë maksimale .
Njëkohësisht Anita gjatë periudhës trevjeçare të studimeve në këtë fakultet ka qenë anëtare e bordit të studentëve qeverisës. Angazhimin e saj në punë ajo e finalizoi gjatë verës së sivjetme duke kryer me sukses të shkëlqyeshëm nivelin e studimeve bachelor në lëmin e Biokimisë. Stafi akademik i seksionit të Kimisë me Biokimi së bashku me studentët e gjeneratës, në një ceremoni të organizuar uruan Anita Hisenin për këtë arritje të madhe të saj. Njëzëshëm u tha se ky rezultat nuk është vetëm pasuri dhe sukses individual i Anitës, por është pasuri intelektuale e Fakultetit dhe Universitetit të Gjenevës, ngase një sukses si ky rrallë përsëritet.
Anita, një e re me elan dhe vullnet të çeliktë për punë edhe kësaj radhe u shpërblye me mirënjohje si studentja më e mirë e gjeneratës. Të gjitha rrugët tashmë për vazhdimin e studimeve në nivelin Master ajo i kishte të hapura. Bile në fakultetin ku studioi, të gjithë rrinin në pritje që Anita në fund të shtatorit do të vazhdojë edhe me nivelin Master në Gjenevë. Bazuar në suksesin e treguar, pedagogët e katedrës së Kimisë dëshironin që në të ardhmen Anita të jetë përkrah tyre.
Mirëpo ajo ishte përcaktuar me kohë që dijet e saj në nivelin Master t`i testojë në Departamentin e Inxhinierisë Kimike dhe të Bioteknologjisë në Universitetin Politeknik Federal të Lozanës, i cili konsiderohet si një nga qendrat më të njohura universitare të Evropës.
Të inspiruar nga sukseset e Anitës, rezultate të përafërta me të po shënojnë i vëllai Bujar Hiseni student i vitit të parë në shkallën Master-drejtimi Financa e Kontabilitet në Universitetin e Gjenevës, dhe e motra Saranda Hiseni, nxënëse e shkëlqyeshme e vitit të tretë të gjimnazit “Voltaire” të Gjenevës.
Arif Ejupi
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











