Lajme

Ansambli ‘Shota’, edhe në Korenë e Jugut

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, të premten do të udhëtojë për në Seul të Koresë së Jugut, për të marrë pjesë në Festivalin “Cheonean Folkore and Dance Festival”, i cili do të mbahet nga data 25 deri më 29 Shtator.

Pas performancës së suksesshme në festivalin e madh të folklorit në Büyükçekmece të Turqisë, në të cilin ansambli ynë është nderuar edhe me çmim të dytë, si dhe pas pjesëmarrjes në manifestimin tradicional “Festa e themelimit”, që është mbajtur në Horë të Arbëreshëve (Sicili), ansambli “Shota” do të prezantojë kulturën dhe traditën shqiptare në Korenë e Jugut.

Festivali “Cheonean Folklore and Dance Festival” do të grumbullojë ansamble nga kontinentet e ndryshme të botës, ndërsa ansambli “Shota” është i vetmi ansambël shqiptar, që do të jetë në garë më 17 shtete pjesëmarrëse (Rumania, Turqia, Polonia, Republika Çeke, Egjipti, Kenia, Bolivia, Ekuadori, Paraguai, Kolumbia, Meksiko, Indonezia, Uzbekistani, Malajzia, Tailanda, Palau- Oqeani).

Festivali, i cili përveç garës kryesore të performancës së përgjithshme, përfshinë edhe kategori ttë jera garuese në: defile në rrugë dhe përformanca individuale, është njëkohësisht mundësi e shkëlqyeshme qe bota të njihet me kulturën shqiptare përmes “Shotës”.

“Shota” në këtë festival do të shkojë për herë të dytë, pas pjesëmarrjes që kishte pasur në vitin 2011, në të cilën është nderuar me çmimin e tretë, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.