Muzikë
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
Si çdo përvjetor, edhe këtë vit ansambli “Vatra”, në mbrëmjen e djeshme, me program të pasur kulturo-artistik, kremtoi Festën e Flamurit Kombëtar në vigjilje të 28 Nëntorit tonë historik, përcjell slbinfo.ch.
Në një ambient dhe atmosferë madhështore, më 23.11.2024, me pjesëmarrje të shumë bashkatdhetarëve tanë nën moderimin e Shaban Halitit, në emër të Ansamblit Vatra të pranishmit i përshëndeti kryetari Lulzim Krasniqi, me përshëndetje të veçantë për zëvendës ambasadoren e Republikës së Kosovës në Zvicër, znj.Shukrije Ramadani dhe zv.konsullen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, znj.Makfire Azemi.
Të dy zonjat e nderuara uruan për përvjetorin dhe përshëndetën ansamblin dhe të pranishmit në emër të ambasadës dhe konsullatës sonë, duke vlerësuar lart manifestimin e ansamblit “Vatra”.
Më pas grupi i fëmijëve dhe të rriturve të Ansamblit Vatra me veshje të traditës sonë kombëtare shfaqen programin artistik me këngë dhe valle me motive patriotike dhe koreografi të veçantë artistike, program ky që emocionoi pa masë të pranishmit.
Programi muzikor i manifestimit u karakterizua me performancë të shkëlqyeshme të artistëve të Ansamblit Vatra, këngëtareve Syzana Gashi dhe Fjolla Berisha, si dhe artistëve – mysafirëve specialë, këngëtarit të mirënjohur nga Kosova, Faton Isufi, këngëtarit nga Zvicra, Gjon Ukaj, si dhe aktorit tonë të mirënjohur, Çun Lajqi.
Krahas performancës së shkëlqyeshme të valltarëve të grupit të të rriturve, me emocione të veçanta nga të pranishmit u përcoll programi nga fëmijët e ansamblit me këngë, valle dhe deklamime poetike të përgatitura dhe udhëhequra nga mësuesja Albulena Krasniqi.
Në fund të gjithë shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin shumë të lartë për Këshillin Organizativ të Manifestimit, udhëheqjen e Ansamblit Vatra dhe secilin anëtar të saj për këtë organizim dhe program të mrekullueshëm.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














