Lajme
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni
Përditësimi: Fluturimet më të fundit nga Zvicra në Lindjen e Mesme
Pasiguria e vazhdueshme politike në rajon shkaktoi anulimin e disa fluturimeve nga Zvicra drejt zonave të përfshira nga konflikti në Lindjen e Mesme, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar, linja ajrore SWISS njoftoi se për shkak të tensioneve në rritje dhe pasigurisë në rajon, linja ajrore nuk do të kalojë hapësirën ajrore mbi Iran, duke pezulluar fluturimet drejt Teheranit dhe Bejrutit deri të paktën më 18 prill.
Të mërkurën, megjithatë, linja ajrore tha se këto fluturime “do të mbeten të anuluara tutje, duke përfshirë 30 prillin 2024.
Megjithatë, SWISS ka rifilluar fluturimet e saj për në Tel-Aviv të martën.
EasyJet ndërkohë njoftoi se të gjitha fluturimet e saj drejt qytetit izraelit, të anuluara fillimisht deri më 21 prill, do të mbeten të pezulluara deri në fund të tetorit.
Linja ajrore buxhetore zakonisht kryen fluturime për në Tel-Aviv nga Gjeneva dhe Bazeli.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet














