Lajme
Anulohen mbi 100 fluturime nga Londra
Mbi 100 fluturime janë anuluar në aeroportin “Heathrow” të Londrës, si pasojë e motit të keq. Mediat britanike raportojnë se shkak është bërë mjegulla e madhe që ka pushtuar zonën.
Ndërkohë, në aeroport janë regjistruar temperaturat më të ulëta në 13 vjetët e fundit. Termometri shënoi -8,4 gradë celsius mbrëmjen e së dielës, ndërsa në Santon Downham temperatura ishte -9.5 gradë celsius. Meteorologët kanë parashikuar që mjegulla do të vijojë deri mesditën e së hënës, përcjell albinfo.ch.
“Ka pasur ndryshime të orareve të avionëve për shkak të mjegullës së madhe. Ne po punojmë me kompanitë për rregullim e orareve të reja, ndërsa po u vihet në ndihmë edhe pasagjerëve”, tha një zëdhënës i aeroportit “Heathrow”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











