Shqipëria
Apeli i Ambasadës Shqiptare në Bernë rreth ndihmave për të prekurit nga tërmeti
Në një letër apel të dërguar për botim, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër u drejtohet bashkatdhetarëve për të sqaruar mënyrën e ofrimit të ndihmave për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri. Në vazhdim, teksti i apelit:
Të dashur bashkatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër përfiton nga ky rast për t’u shprehur të gjithë bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër falënderimet dhe mirënjohjen për solidarizimin dhe mbështetjen që kanë dhënë deri tani në ndihmë të situatës së krijuar nga tërmeti shkatërrimtar.
Siç e dini tashmë, tërmeti që goditi vendin tonë në datë 26 nëntor fatkeqësisht shkaktoi 51 viktima dhe gati 900 të plagosur. Shumë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ose janë bërë të pabanueshme. Pas fazës së kërkim-shpëtimit, tanimë vendi ka hyrë në një moment shumë të rëndësishëm, atë të rindërtimit.
Për këtë është e nevojshme që t’u gjendemi në krah vëllezërve e motrave në nevojë. Solidariteti i deritanishëm ka qënë i jashtëzakonshëm dhe ndihmat e nevojshme për përballimin e fazës së parë kanë qënë masive. Tanimë është koha që të sensibilizojmë këdo që ka mundësi, sado dhe modeste, që të kontribuojë për normalizimin sa më të shpejtë të situatës. Prandaj ju risjellim edhe një herë në vëmendje se mënyra e ofrimit të donacioneve duhet kryer përmes portalit qeveritar e-Albania: https://e-albania.al/donate/
Kështu shmanget konfuzioni dhe abuzimet.
Të bashkuar dhe solidarë do t’ia dalim edhe këtë herë.
Për çdo informacion shtesë që mund të keni nevojë Ambasada është në dispozicionin tuaj. Mund të na kontaktoni përmes adresës së mailit
ose numrave të telefonit
0319526010 dhe +41774099729
Ju faleminderit.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













