Kosova
Aplikimi për anëtarësim në BE, shtetet e para që shprehën mbështetje për Kosovën
Krerët e shtetit të Kosovës të mërkurën nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës, ndërkaq të enjten në Pragë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ia dorëzoi aplikimin e Kosovës zyrtarëve të Republikës së Çekisë, shtet ky që kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Në Pragë Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulas Bek, me të cilën kanë biseduar për procesin e integrimit të Kosovës, çështjen e liberalizimit të vizave dhe zhvillimet e tjera.
E mbështetja e parë për Kosovën për këtë hap erdhi nga vetë shteti i Çekisë që deri në fund të dhjetorit kryeson me Presidencën e Këshillit të BE-së.
Ministri Bek tha se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ai ka theksuar se Presidenca çeke në 6 muajt e fundit i ka vënë vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.
“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranoj aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është kënaqësi e jashtëzakonshme…”, ka thënë Bek, duke shtuar shteti i tij e mbështet Kosovën drejt rrugës evropiane.
E në ditën kur Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, mbështetje erdhi nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Finlanda, Estonia etj.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e konsideroi akt të rëndësishëm historik, ndërkaq autoriteteve të Kosovës u uroi suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.
“Urime Kosovë e shumë suksese!”, u shpreh Begaj.
Mbështetje të enjten për Kosovën erdhi edhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përshëndetur këtë hap që ka bërë Kosova dhe ka premtuar ndihmë nga përvoja që ka pasur Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












