Të tjera
APLIKONI PËR KAMPIN NDËRKOMBËTAR TË AVENTURËS!
OJQ TOKA, e cila po organizon këtë verë Kampin Ndërkombëtar të Aventurës, i cili do të mbahet në Prizren, Kosovë, ju fton të merrni pjesë në aventurën e paharrueshme të shkëmbimit kulturor dhe zhvillimit personal. Ata kanë përgatitur një agjendë argëtuese aktivitetesh për të bërë kohën tuaj në Kosovë vërtet të paharrueshme.
Çfarë është Kampi Ndërkombëtar i Aventurave?
Ky kamp është një shkëmbim mes kulturash, ku secili pjesëmarrës është një pjesë unike që kontribuon në mozaikun tonë. Ne do të jemi së bashku nga 23 deri më 30 korrik. Ju do ta mbushni aventurën tuaj me muzikë, kulturë, natyrë, lojëra dhe më shumë. Ne nuk do t’ju lëmë të shkoni në shtëpi pa ndotur duart – me ndihmën e stafit të TOKA-s dhe pjesëmarrësve të tjerë, ju do të krijoni diçka nga e para!
Kush mund të aplikojë?
TOKA fton pjesëmarrës ndërkombëtarë të moshës 15-18 vjeç që të aplikojnë për Kampin Ndërkombëtar të Aventurave, nga kudo në botë. Për të qenë pjesë e Kampit, ju do të paguani një shumë simbolike.
Aplikoni tani përmes këtij LINKU. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni në [email protected].
Mezi po presim që 8 ditë t’i kaloni në vendlindjen tuaj duke mësuar mbi kulturën dhe rrënjët tuaja.
Këtë verë, TOKA do të pranojë pjesëmarrës ndërkombëtarë nga të gjitha anët e botës në Kampin Ndërkombëtar të Aventurës.
Ju do të kaloni një aventurë të paharrueshme, të mbushur me muzikë, kulturë, natyrë, lojëra dhe më shumë.
Çfarë duhet të dini?
Datat e kampit janë nga 23 deri më 30 korrik;
Mosha është 15-18 vjeç;
Gjuha e kampit është në anglisht;
Lokacioni i kampit është në Prizren, Kosovë;
Pjesëmarrja në kamp është me një pagesë simbolike!
Për pyetje kontaktoni në [email protected]
Aplikoni https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdqlJ5HIicmL5AhB-hlSGfB1rmizMk_b-jIOmkCD11P3Ne1tw/viewform
Thirrja është e hapur vetëm për pjesëmarrësit ndërkombëtarë dhe të diasporës – ftoni shoqërinë, familjarët tuaj për një përvojë të paharrueshme!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Maj 2024
- Ora09:00
- LokacioniKosovë
- Data e përfundimit20 Korrik 2024 - 9:00
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











