Lajme
Apostolova thotë se s`duan ndërmjetësim ndërmjet VV-së e LDK-së, por Qeveri dhe reforma
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në cilësi të vëzhguesve, kanë marrë pjesë të martën në takimin e radhës mes Vetëvendosjes e LDK-së.
Kështu të paktën ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që tha se ftesat për takimin u kanë shkuar nga të dy partitë.
Apostolova tha se nuk duan të përfshihen në negociatat për formimin e Qeverisë, raporton KTV.
Komentet Apostolova i bëri në ngjarjen ku u paraqitën prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së, që në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të udhëhiqet nga Kroacia.
Ambasadorja Danijela Barisić theksoi se synojnë një Evropë ekonomikisht të fortë, e në kontekst të zgjerimit të BE-së dhe të marrëdhënieve me Kosovën përmendi pritjet nga Samiti i Zagrebit, që do të mbahet në muajin maj të këtij viti.
Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, sipas Barishiçit, mbeten të rëndësisë së lartë.
Ajo ka përmendur edhe nevojën për formimin e Qeverisë, për të mos ngecur puna në reformat e nevojshme, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










