Kuriozitete
Apple ngadalësoi telefonat e vjetër, gjobitet 113 milionë dollarë
Është bërë e ditur se gjiganti teknologjik Apple do të paguajë 113 milionë dollarë për të pushuar akuzën se ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit thuhet se në 33 shtete të SHBA-së pati ankesa se Apple e ka bërë këtë gjë qëllimisht për të detyruar përdoruesit të blejnë pajisje të reja, shkruan A2news.
Ndërkohë, miliona persona në botë u prekën në vitin 2016 kur modelet e telefonave iPhone 6, 7 dhe SE u ngadalësuan, në një skandal që tashmë është pagëzuar me nofkën “batterygate”.
Nga ana tjetër, Apple refuzoi të komentonte akuzat, ndonëse më parë kishte pranuar se telefonat ishin ngadalësuar për të përmirësuar performancën e baterisë. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











