Autotech
Apple përgatit telefonin pa asnjë “hyrje”
Thashethemet po qarkullojnë në internet se Apple planifikon të mbyllë plotësisht portet, dhe se së shpejti mund të shohim një iPhone pa ndonjë “hyrje”.
Raportohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm. Kjo është bërë e ditur për herë të parë nga përdoruesi i Twitter @ 9TechEleven, dhe ai më parë kishte “informacion të brendshëm” që doli të jetë i saktë, përcjell Albinfo.ch.
Analisti John Proser nga „Front Page Tech“ pajtohet me këtë pikëpamje, e cila na thotë se është pothuajse e sigurt që kjo do të ndodhë. Siç thotë ai, të paktën një model iPhone do të jetë pa porte vitin e ardhshëm.
Kjo është veçanërisht interesante sepse shumë menduan se Apple do të kalonte nga porti Lightning në USB-C, por këto thashetheme, nëse rezultojnë të vërteta, do të thotë që ky hap mund të “anashkalohet”.
E vërtetë që modelet e iPhone aktualisht mbështesin mbushjen pa kabëll, por nëse kompania vendos të bëjë një veprim të tillë, sigurisht që do të ishte një rrezik i madh.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














