Kosova
Arben Vitia jep lajm të mirë, lirimi i masave në Kosovë
Vitia tregon kur do të bëhet lirimi i masave
Është bërë e ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar hotelierëve që t’i japin kohë deri të mërkurën në përfundim të orarit të tij të punës për të vendosur për lirim të masave, përcjell albinfo.ch.
Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit që ka thënë se i kanë premtuar ministrit që nuk do të ndërmarrin asnjë veprim deri të mërkurën për të pritur vendimin shtetëror, pasi edhe vetë ata “kanë shumë shpresë dhe kanë marrë premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektorët e mbyllura”.
“Z. Vitia ka kërkuar t’i jepet kohë deri më 26.5.2021, në ora 16:30, sepse sipas tij, ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marrin një vendim për lirimin e masave ndaj sektorëve që akoma qëndrojnë mbyllur”, thuhet në komunikatën e OHT.
Kjo Odë kërkon që të merret vendim i ri që lejon të organizohen dasmat, të hapen pishinat, në mënyrë që të punojnë edhe këngëtarët, kompanitë e dekoreve dhe të gjithë sektorët e tjerë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













