Lajme
Arbër Bullakaj, nga 27 prilli, deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës
Deputetja e deritashme Claudia Friedl po tërhiqet nga parlamenti dhe vendin e saj e merr Arberi, i cili ishte i pari në listën pritëse
Arbër Bullakaj, njëri ndër politikanët me rrënjë shqiptare më të pranishëm dhe gjithsesi më të suksesshëm në skenën politike zvicerane, nga 27 prilli do të jetë deputet në Parlamentin e Zvicrës. Kjo nuk është një ngjarje e papritur por kurorëzim i një angazhimi të gjatë në kohë dhe konsistent në përmbajtje, shkruan albinfo.ch. Bullakaj është në politikën zvicerane, fillimisht në atë lokale, në Wil të Kantonit St.Gallen prej të paktën 15 vitesh.
Me këtë arritje ai bëhet shqiptari i dytë, pas Islam Alijajt, që fiton një vend në organin më të lartë legjislativ të Zvicrës. Të dytë vijnë nga Prtia Socialdemokrate (SP).
Por, njëherë për arritjen e tij më të fundit, zgjedhjen në Parlamentin Nacional të Zvicrës.
Bullakaj, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në vitin 2023 ishte radhitur në vendin e parë në listën e pritjes, që i mundësonte zgjedhjen në rast të tërheqjes së ndonjë deputeti të zgjedhur. Po këtë vend e kishte fituar ai edhe në zgjedhjet e vitit 2019, që të dyja këto suksese të mëdha për një politikan me “sfond migracioni”.
Platforma mediale albinfo.ch ka mbuluar prej vitesh rrugën e sukseseve të Arber Bullakajt, duke parë tek ai një politikan të profilizuar dhe me kapacitet për të qenë pjesë e instancave të nivelit nacional, në Zvicër.
Tani, deputetja e deritashme federale nga PS, Claudia Friedli po tërhiqet nga parlamenti, pas 33 vitesh angazhimi në politikë dhe vendin e saj e merr Arberi, i cili ishte i pari në listën pritëse. Ai do të bëhet pjesë e Parlamentit (Nationalrat) më 27 prill 2026.
Në vazhdim, pjesë nga postimi i Arbër Bullakajt, ku ai bën publik lajmin për vendin e tij si deputet.
33 vjet në politikën parlamentare – në këshillin bashkiak, parlamentin kantonal dhe që nga viti 2013 në Këshillin (Parlamentin) Kombëtar. Një jetë plot arritje politike që e respektoj thellësisht. Faleminderit, Claudia! Unë do ta zë vendin e saj më 27 prill.
Duhet të ndalem për një moment.
Viti 2015. Po kandidoja për Këshillin Kombëtar për herë të parë. Numri 9 në listën e 12 kandidatëve. Njeri pothuaj i panjohur. Pa buxhet të madh. Pa mbiemër me traditë politike në politikën zvicerane. Dhe pastaj ndodh diçka e papritur.
Qindra njerëz – shumë prej tyre pa asnjë përvojë të mëparshme politike – ngrenë vullnetarisht postera në muret e shtëpive të tyre. Ata organizohen vetë. Ata i bindin fqinjët e tyre. Jo sepse i dërgon ndonjë parti. Por sepse nuk e shohin veten në Këshillin Kombëtar. Dhe sepse duan ta ndryshojnë këtë. Kjo nuk është një fushatë. Kjo është një lëvizje. Ajo që vijon është një udhëtim, i nxitur nga energjia që lind kur shumë njerëz bashkohen për të arritur diçka më të madhe se ajo që aktualisht duket e mundur.
Tri fushata zgjedhore. Në vitin 2015, një rezultat i jashtëzakonshëm – pavarësisht se isha i nënti në listë. Në vitin 2019, kandidati më i mirë i ri dhe alternativi i parë. E njëjta gjë edhe në vitin 2023, transmeton albinfo.ch.
Janë njëmbëdhjetë vjet që më kanë treguar se politika nuk është një sprint, por një dhjetëgarësh. Vetëm qëndrueshmëria nuk është e mjaftueshme. Duhet të mendoni strategjikisht, këmbëngulja, aftësia për t’i bërë ballë presionit – dhe nevojitet aftësia për t’u ngritur përsëri e përsëri.
Shoqata “Aktion Vierviertel” lindi nga kjo energji. Dhe iniciativa e demokracisë lindi nga kjo punë, me bindjen e thellë se katër të katërtat e përbëjnë Zvicrën – dhe jo vetëm tri, kur një e katërta e popullsisë është e përjashtuar nga pjesëmarrja. Në këtë rrugë nuk kam qenë kurrë i vetmuar…. Pastaj Bullakaj falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar për arritjen e tij më të madhe politike.
Në vazhdim ai shprehet se në Këshillin Kombëtar, do të avokojë për të drejta të drejta qytetarie pa arbitraritet për të gjithë ata që e quajnë këtë vend shtëpi të tyren. Për një Zvicër që i formëson marrëdhëniet e saj me Evropën dhe botën në mënyrë të besueshme dhe me bindje. Për një shoqëri që jeton kundër diskriminimit jo si slogan, por si një parim thelbësor.
Për një Zvicër ku nuk ka rëndësi nga vjen, në çfarë beson apo kë do.
E-Diaspora
-
Katër nxënës nga Kosova kualifikohen në finalen ndërkombëtare të STEM në Romë Të rinjtë nga shkolla të ndryshme të qytetit do të përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Hapet Shkolla Shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave Këshilli Federal mban planin e tij për të rritur TVSH-në me 0.8 pikë gjatë dhjetë viteve... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran -
Derivatet: Çmime marramendëse dhe ndryshime rajonale

















