Kosova
Festat e fundvitit i kthejnë pritjet e gjata nëpër kufij
Derisa daljet nga Kosova për në Serbi ishin të rralla
Radhë të gjata të kolonave ka pasur në pikën kufitare të Merdares, aty ku shumë mërgimtarë ishin në pritje për të kaluar kufirin që lidh Serbinë me Kosovën.
Derisa daljet nga Kosova për në Serbi ishin të rralla dhe pritja në këtë pikë kufitare për të lëshuar Kosovën ishte më pak se 5 minuta.
Mirëpo, të njëjtin fat nuk e patën bashkatdhetarët që ia mësynë Kosovës nga kjo pikë ditën e shtunë, ku pritjet për të hyrë brenda kufirit ishin rreth 30 minuta, ndonëse më të shkurtra se zakonisht.
Në orën 12 e 30 minuta pritjet për të hyrë brenda kufirit të Kosovës në pikën kufitare të Merdares ishin 30 deri në 40 minuta, derisa më herët u raportua se këtu në këtë zonë pritjet ishin nga 50 minuta deri në 1 orë.
Edhe përkundër pritjeve gjysmorëshe për të hyrë në tokën e Kosovës, mërgimtarët që kaluan kufirin këtë nuk e panë si problem shumë të madh krahasuar me pritjet e tyre herëve të kaluara.
Por jo të gjithë ishin të kënaqur me vonesat, derisa u fajësua edhe policia kufitare e Kosovës për pritjet dhe radhët e gjata.
Përveç Merdares, pritje më të gjata ka pasur në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, në bazë të statistikave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të QKMK-së, pritjet për të hyrë në Kosovë nga nga kjo pikë kufitare ishin rreth 1 orë e gjysmë deri në 2 orë.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














