Integrimi
Ardiana pjesë e një prej laboratorëve më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare
Të gjithë përvojën që do të marr Ardiana gjatë qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, ajo do ta rikthejë në Kosovë duke kontribuar në vendlindjen e saj
24-vjeçarja nga Kosova, Ardiana Bushi, është bërë studentja e parë që bëhet pjesë e CERN-it, i cili është një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare shkruan “Zeri.info”.
Bushi ka “lulëzuar” në mesin e 1424 personave sa kanë aplikuar gjithsej nga e gjithë bota.
Studentja e Fizikës në Universitetin e Prishtinës, e cila vjen nga Hani i Elezit është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme” ku do të kryejë praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë të grimcave, përcjell albinfo.ch.
Për të rrëfyer për eksperiencën të cilën ajo po e pret me padurim, studentja kosovare, për “Zëri.info” ka thënë se të qenët pjesë e CERN-it ka qenë një ëndërr e saj shumëvjeçare ashtu siç do të ishte për të gjithë studentë dhe fizikanët nëpër botë.
“Për mua të jem pjesë e CERN-it, dhe të vlerësohem nga një laborator me renome botërore ka qenë ëndërr imja shumëvjeçare, duke pasur parasysh se unë vijë nga një qytet i vogël siç është Hani i Elezit”, ka rrëfyer 24-vjeçarja.
E për të arritur këtë sukses në një moshë kaq të re, Ardianës i është dashur shumë përkushtim e punë. Të gjithë përvojën që do të marr Ardiana gjatë qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, ajo do ta rikthejë në Kosovë duke kontribuar në vendlindjen e saj.
Ajo po ashtu do të jetë pjesë e projekteve shkencore dhe ligjëratave, që do të mbahen nga shkencëtarë me renome të fushës së fizikës.
Aktualisht Ardiana është studente para diplomimit në departamentin e Fizikës në FSHMN në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe gjithashtu studion shkenca kompjuterike në një kolegj privat.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












