Lajme
Ardita Statovci zëvendëson ikonën botërore të pianos, Martha Argerich
Kjo është një ftesë shumë e veçantë, një shans i rrallë dhe një ëndërr për pianistët si edhe gjithë muzicientët nga mbarë bota
Pianistja e re kosovare Ardita Statovci, është ftuar për të interpretuar si soliste në vend të ikonës së pianizmit botëror, Martha Argerich-it, nën dirigjimin e njërit nga dirigjentët më të mëdhenj të kohës së sotme, Claudio Abbado-s, e shoqëruar nga orkestrat “Gustav Mahler Chamber Orchestra” dhe “Mozart Orchestra”.
Në fillim të prillit Statovci do të mbajë provat si soliste në koncertin për piano dhe orkestër nga Raveli, në Ferrara, Itali. Kjo është një ftesë shumë e veçantë, një shans i rrallë dhe një ëndërr për pianistët si edhe gjithë muzicientët nga mbarë bota!
Përveç kësaj, javën e ardhshme Ardita Statovci, niset në një turne tjetër në Italinë veriore, ku do të performojë si soliste me koncert të Mozartit për piano dhe orkestër në sallat e mëdha të qyteteve Bolzano, Trento dhe Bressanone nën shoqërimin e orkestrës Haydn Orchestra me dirigjentin italian Tito Ceccherini-n.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












