E-Diaspora
Arkeologu zviceran prezanton guidën e re arkeologjike të Shqipërisë
"Ein Neuer Archäologieführer für Albanien -Das Making Of” (Një guidë e re arkeologjike për Shqipërinë – Making-of) quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është Christian Zindel.
Për ditën e mbajtjes së kuvendit të saj, më 6 prill, në Cyrih shoqata “Zvicër-Shqipëri” kishte paraparë edhe promovimin e romanit në gjuhën gjermane “Hana”, të shkrimtares së njohur shqiptare me qëndrim në Zvicër, Elvira Dones. Ajo kishte paralajmëruar edhe praninë e saj në këtë aktivitet. Albinfo.ch pati njoftuar lexuesit e vet për këtë promovim. Por pak ditë para kuvendit, shkrimtarja, për shkak të terminëve tjerë të rëndësishëm, e ka anuluar promovimin dhe pjesëmarrjen në Cyrih.
E përballur me këtë të papritur, shoqata ka siguruar promovimin e një projekti tjetër në kuvendin e saj. Arkeologu dhe njohësi i Shqipërisë, Christian Zindel është treguar i gatshëm të ndërlidhet në këtë aktivitet dhe të prezantojë një projekt të tijin shumë interesant, njofton shoqata.
“Ein Neuer Archäologieführer für Albanien -Das Making Of” (Një guidë e re arkeologjike për Shqipërinë – Making-of) quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është edhe z. Zindel. Në promovimin e këtij projekti, arkeologu i njohur do të tregojë për konceptet, qëndrimet dhe debatet në mes të autorëve, që i kanë paraprirë shkrimit të projektit. Autorët, të cilët janë ekspertë të shquar dhe njohës të Shqipërisë me këtë rast ndjekin shtigje të reja. Kështu, ata prezantojnë, në mënyrë objektive dhe pa falsifikime ideologjike një vështrim të thelluar të vendeve e monumenteve më të rëndësishme dhe më pak të njohura të Shqipërisë, që nga Koha e Gurit e deri në vitin 1912.
Zindel do të paraqesë pamje interesante që nga pikturat në shkëmbinj nga parahistoria, deri te fotografitë nga Fototeka Marubi në shekullin 19.
Kuvendi i shoqatës mbahet të enjten, më 6 prill, me fillim në orën 19:00. Ndërsa prezantimi i projektit të z. Zindel fillon nga ora 20.30.
Vendi: Zürich, Restaurant Illyria, Herdernstrasse 56 (te Stadiumi Letzigrund)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Prill 2017
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit5 Prill 2017 - 1:00
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











