Kosova
Arkitektët shqiptarë prodhojnë maska për stafin mjekësor me printerë 3D
Maska ka një rreth plastik, në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme. Kjo garanton më tepër siguri për mjekët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19.
Është bërë e ditur se një grup arkitektësh në Shqipëri e Kosovë po ndihmojnë mjekët në luftën kundër koronavirusit duke riprodhuar me printerë 3D maska mbrojtëse, përcjell albinfo.ch.
Nisma vullnetare e quajtur “Face Shield Mask” në Kosovë drejtohet nga profesori i inxhinierisë Shaban Buza dhe në Tiranë nga vajza e tij Dea, e cila është arkitekte.
Maska ka një rreth plastik, në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme. Kjo garanton më tepër siguri për mjekët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19.

Për shkak të punës mjekët janë më të rrezikuarit nga infektimi me koronavirus, pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët.
Aktualisht rreth 10 mjekë në Shqipëri, – prej të cilëve edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj – janë infektuar ndërsa dhjetëra të tjerë janë detyruar të vetizolohen.
Maska mbrojtëse mund të minimizojë kontaktet dhe të ulë ndjeshëm mundësinë e infektimit.
Modeli i propozuar nga grupi i arkitektëve, riprodhohet me printer 3D bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë.
Në Shqipëri nisma është mbështetur nga një grup arkitektësh të rinj, si Albano Guma, Dardan Vukaj e Gerti Struga, të cilët me studiot e tyre Lumina Architecture, Extrude It dhe 3B Army kanë nisur të prodhojnë dhjetëra maska.
Dea Buza, e cila po koordinon punën në Shqipëri, ka lidhur kontakt me Dr. Arben Gjatën, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, i cili i ka bërë me dije se Qendra Spitalore Universitare e Tiranës (QSUT) ka nevojë për së paku 500 maska të tilla.

Njësoj përmes kontakteve me autoritetet shëndetësore 200 maska të tjera nevojiten në Spitalin e Shkodrës.
Për të krijuar mesatarisht 25 maska një printer 3D kërkon 1 kilogram filament që kushton rreth 20 euro.
Aktualisht janë riprodhuar dhe dorëzuar 100 maska, të cilat do t’i shpërndahen fillimisht QSUT-së, qëllimi është që brenda muajit prill të krijohen të paktën 1000 maska.
Nisma është vullnetare e jofitimprurëse dhe për këtë të rinjtë kanë bërë thirrje që gjithkush që ka mundësi të vërë në punë printerë 3D, apo të mbulojë koston e materialeve të para t’i bashkohet grupit, ose të kontribuojë në mbledhjen e fondeve (kliko këtu për të kontribuuar). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













