Futboll
Arlind Ajeti mund të përfundojë te Shkëndija
Mbrojtësi kuqezi po kërkohet nga skuadra shqiptare në Maqedoninë Veriore
Shkëndija e Tetovës kërkon me çdo kusht të rikuperojë pikët që ka lënë gjatë fazës së parë të kampionatit dhe në maj, të ngrejë dhe një herë tjetër lart trofeun e titullit kampion.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, afruan pak ditë më parë një lojtar si Valon Ahmedi, teksa ka firmosur edhe një mbrojtës sllovak.
Por, Shkëndija nuk ka në plan të ndalet me kaq afrime. “Infosport.mk” raporton se klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka nisur nga puna për të afruar në skuadër edhe një tjetër futbollist me emër dhe me shumë eksperiencë në futbollin evropian.
Mbrojtësi që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016, Arlind Ajeti është në planet e klubit të Shkëndijës dhe duket se po punohet për ta afruar në afatin e janarit, përcjell albinfo.ch.
Për Ajetin ka interesim edhe nga kampionati shqiptar dhe është Tirana skuadra që kërkon shërbimet e tij por duket se gjërat tashmë janë ndërlikuar. Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë nga mbyllja e merkatos së janarit, mbetet vetëm të shihet se si do të zgjidhet dhe ku do të vendosë Ajeti të luajë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











