Shkurt.ch
Armatosen policët hekurudhor
Policët hekurudhor mund të bartin armë. Kështu ka vendosur Këshilli Federal. Një vendim i tillë do të do të hyjë në fuqi prej fillimit të tetorit të këtij viti.
Punëtorët e sigurimit në stacione trenash, në përputhje me ligjin nuk do t’i kenë përgjegjësitë e njëjta sikur policia e transportit.
Ata nuk mund të arrestojnë askënd. Ata do të vazhdojnë të mbajnë sërish të njëjtat pajisje të sigurisë si:prangat, sprey, shkopinj apo edhe qentë e policisë.
Armët do ti përdorin vetëm në raste të veçanta.
Si do që të jetë, personeli i sigurisë së stacioneve të hekurudhave , do t‘i nënshtrohet trajnimeve nëpër akademitë policore.
Viteve të fundit ishte në rritje dhuna nëpër stacione hekurudhash në Zvicër, shkruan në legjislacionin e Këshillit Federal duke justifikuar vendimin e marrë.
Këta të fundit e kanë marrë këtë vendim në bashkëpunim me sindikatën e policisë hekurudhore dhe me drejtorët e policive kantonale.
“Pajisja e policisë së transportit është për t’u përshëndetur sepse ata shpesh do të bashkëpunojnë me policinë“, tha zëdhënësi i policisë kantonale, Reto Kormann.
BLS vazhdon të kundërshtoj përdorimin e armëve në trenat e tyre.
Sipas zëdhënësit, Michael Blum, personeli i sigurisë është trajnuar në mënyrë adekuate në BLS, dhe kanë pajisje tjera alternative. Çështja e armëve ishte diskutuar gjatë kohë në parlamentin zviceran për ta deleguar vendimin në Këshillin Federal.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti










