Integrimi
Arnoldi nuk “ua mori fytyrën” shqiptarëve, ai i nderoi ata!
Arnoldi nuk ja mori fytyrën Kosovës dhe shqiptarëve, ai e bëri të kundërtën në vendbanimin e tij, transmeton albinfo.ch letrën e menaxherit Gallina. I pari shqiptar qe nderohet ne Zvicër me një çmim për angazhime sociale, përkrah te rinjtë në qendra të ndryshme qe t`i largohen dhunës dhe rrugës
Pas humbjes vërtet të rëndë që pësoi dy ditë më parë boksieri shqiptarozviceran Arnold Gjergjaj, ndaj tij në rrjete sociale dhe gjetiu u ngrit një stuhi sharjesh dhe fyerjesh. Përveç mllefit me humbjen, që është deri diku i kuptueshëm, një kategori personash (zviceranë) iu hodhën atij në qafë edhe me fyerje raciste e ksenofobike.
Ata nuk duan t`ia falin Arnoldit faktin se në ring është ngjitur me flamurin shqiptar, ndonëse me himnin zviceran, shkruan albinfo.ch. Redaktori i sportit në gazetën blick ka shkruar një koment ku e kritikon këtë valë urrejtjeje, duke e marrë në mbrojtje boksierin. Po ashtu edhe në gazetën “Tageswoche” të Bazelit është botuar një editorial përmes të cilit Gjergjaj mbrohet nga sulmet e pa kriter dhe të ulëta.
Sot ka dalë edhe menaxheri i Arnoldit, Angelo Galina i cili është njëherësh trajner i tij, me një përgjigje drejtuar kritikëve dhe fyesve të Gjergjajt. Ai ua zë për të madhe këtyre njerëzve, tash, kryesisht shqiptarë, të cilët shpifin sikur gjoja Arnoldi e ka “shitur lojën”, bën të ditur albinfo.ch
Është komentuar dhe shkruar shumë në rrjetet sociale mbi ndeshjen e së shtunës. Disa prej këtyre komenteve nuk kanë të bëjnë me sport, me nder dhe respekt. Kjo është e papranueshme, pa marrë parasysh se cilës kulturë ata njerëz i takojnë (nëse kanë kulturë!).
Arnoldi është një njeri punëtor, i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë. Ka punuar dhe punon 7 ditë në javë për sukseset e tij sportive dhe private dhe kjo jo vetëm qe një muaj por qe 17 vite, që nga ardhja e tij në Zvicër.
Edhe pse erdhi ne kohën e luftës nga Kosova ne Zvicër, Arnoldi arriti të integrohet, te shkollohet dhe të kryejë shkollën profesionale me shumë sukses, gjë që për fat të keq nuk mund ta bëjnë disa që edhe kanë lindur këtu (e tash siç po komentojnë disa individë, gjinden vet në “Baustella“.
Arnoldi nuk ja mori fytyrën Kosovës dhe shqiptarëve, ai e bëri të kundërtën në vendbanimin e tij, transmeton albinfo.ch letrën e menaxherit Gallina. I pari shqiptar qe nderohet ne Zvicër me një çmim për angazhime sociale, përkrah te rinjtë në qendra të ndryshme qe t`i largohen dhunës dhe rrugës, është i ftuar në shkolla të takohet dhe te ju ndihmojë fëmijëve që kanë probleme ne integrim (shumica shqiptar).
Arnoldi është një shembull i një shqiptari të mirë!
Arnoldi nuk e shiti lojën për para e as flamurin Kuq e Zi. Asnjëri nga ju qe e fyeni dhe e shani nuk e doni Kosovën më shumë se ai. Kurrë nuk e ka mohuar vendin nga vjen, dashurinë dhe respektin që ka për vendlindjen dhe bashkatdhetarët e tij, thuhet veç tjerash në letrën e menaxherit. Ai më tutje ankohet se vetëm pak shqiptarë e kanë ndihmuar ngritjen e Arnoldit. Me këtë rast përmend se edhe televizionet kosovare që kanë transmetuar meçet e Gjergjajt është dashur t`i paguante vetë boksieri me disa sponsorë të vegjël. Po ashtzu ka ndodhur edhe me televizione të caktuara në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ndërsa edhe nga sportistët tjerë shqiptarë ai nuk ka gëzuar ndonjë përkrahje. Përjashtim, sipas tij, bën bokiseri tjetër shqiptar, Nuri Seferi.
Prandaj, Arnold Gjergjaj është hero, shkruan veç tjerash Gallina
Ndryshe, Arnold Gjergjaj e ka përjetuar rëndë humbjen e fundit nga David Haye. Boksieri nga Gjakova nuk arriti të tregojë cilësitë e tij, duke pësuar humbjen e parë në karrierën e tij, derisa ka edhe 29 fitore, shkruan albinfo.ch.
Por, humbja e vetme, duket se ka peshë të madhe. Ai është shprehur në dyshim rreth të ardhmen së tij. Gazeta zvicerane “Blick” ka bërë një shkrim, se çfarë do të ndodhë tashmë me “Kobrën”, i cili ishte i pamposhtur.
“Çdo gjë shkoi keq nga fillimi dhe më vjen shumë keq”, thotë në fillim Gjergjaj. “Kjo humbje më ka lënduar shumë”.
Haye ishte bindshëm më i mirë, dhe në raundin e dytë, dorëzohet boksieri shqiptar, derisa kishte ardhur ta shikonte edhe Jose Mourinho dhe milionë teleshikues.
“Më vjen keq për ata të cilët kanë ardhur për të më përkrahur mua. Më vjen keq për familjen time, për fansat e mi. Unë kam nevojë për disa ditë të pushoj. Duhet të mendoj mirë për të ardhmen time. Edhe një tërheqje është e mundur. Nuk mund të them çfarë do të ndodhë më pas”, përfundoi Arnold Gjergjaj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











