Maqedonia
Arrestohen 10 persona për korrupsion në Maqedoni
Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për përvetësim, gjegjësisht shitja e tokës shtetërore me çka është dëmtuar buxheti i Maqedonisë Veriore me mbi 2,5 milionë euro
Policia maqedonase mëngjesin e sotëm jozyrtarisht mësohet të ketë arrestuar dhjetë persona, ndërsa njëri është në kërkim e sipër.
Urdhëresa për arrestim nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe Korrupsion ka hapur hetimin i cili ka zgjatur për gati disa muaj.
Të gjithë personat gjatë ditë së sotme do të dorëzohen para gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit.
Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për përvetësim, gjegjësisht shitja e tokës shtetërore me çka është dëmtuar buxheti i Maqedonisë Veriore me mbi 2,5 milionë euro.
Midis të arrestuarve gjendet edhe një pronar i një firme dhe një avokat.
Alsat mëson se të arrestuar janë nëpunës shtetërorë në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, të punësuar në kadastër si dhe noterë, përcjell albinfo.ch.
Aksioni policor ka të bëjë me ndërtimin e tre hoteleve në tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar nga ana e kundërt e parkut të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu të njëjtët akuzohen se kanë manipuluar me tokë shtetërore edhe në parcelat ku duhej të ndërtohen “shkallët spanjolle” në qendër të Shkupit.
Arrestohet ish-ministri Mile Janakievski
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë Veriore, Mile Janakievski, i cili ndodhej në paraburgim shtëpiak prej disa muajsh, është arrestuar mëngjesin e sotëm dhe pritet të dërgohet në burgun e Shutkës.
Bashkë me të mëngjesin e sotëm janë arrestuar një prokuror shtetëror i Qytetit të Shkupit, rreth pesë të punësuar në ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, noter, të punësuar në Kadastër një biznesmen, me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa jo zyrtarisht bëhet fjalë për tokë shtetërore të cilën Ministria e Transporteve dhe lidhje ua ka dhen personave të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet. “Pas hetimit disa mujor, sot me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike po ndërmerren masa për sigurimin e personave të dyshuar në më tepër lokacione në Shkup”, kanë thënë nga Prokuroria, transmeton Alsat.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












