Shkurt.ch
Arrestohen 10 persona në xhaminë e kontestuar: Kanë rrahur dy besimtarë
Akuzohen se i kanë sulmuar dy besimtarë të tjerë të po kësaj xhamie, për faktin se ata u kanë dhënë informacione të brendshme një gazetari
Autoritetet e ndjekjes të Kantonit të Cyrihut kanë arrestuar sot në mëngjes dhjetë persona nga rrethi i frekuentuesve të xhamisë tashmë të njohur si vatër e ekstremizmit, “An`Nur” në Winterthur. Ata akuzohen se i kanë sulmuar dy besimtarë të tjerë të po kësaj xhamie, për faktin se ata u kanë dhënë informacione të brendshme një gazetari, shkruan srf.ch dhe mediat tjera zvicerane.
Më 22 nëntor të vitit 2016 në xhaminë e përmendur thuhet të ketë shpërthyer një konflikt i ashpër, me ç`rast një numër i madh i të pranishmëve kanë sulmuar dy besimtarët, transmeton albinfo.ch. Ata, sipas prokurorisë përgjegjëse i kanë rrahur, keqtrajtuar dhe i kanë mbajtur mbyllur. Sulmi kishte ndodhur më 22 nëntor. Viktimat janë rrahur, abuzuar dhe rrëmbyer. Familjet e tyre kanë marrë edhe kërcënime me vdekje.
Si shkak për këtë konflikt ka shërbyer një raport që kanë botuar mediat lidhur me një predikim në të cilin ish imami i kësaj xhamie kishte apeluar për dhunë ndaj atyre myslimanëve të cilët nuk u përmbahen detyrimeve për t`i kryer lutjet fetare.
Prokuroria e përgjithshme, ajo për të rinj, Policia Kantonale e Cyrihut dhe Policia e qytetit e Winterthurit, për këtë arsye sot në mëngjes kanë arrestuar dhjetë të dyshuar, të moshave nga 17 deri në 53 vjeçare. Po ashtu janë kryer bastisje në rreth dhjetë shtëpi në vende të ndryshme.
E-Diaspora
-
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i... -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm Drejtori i Zyrës Federale për Strehim (FOH), Martin Tschirren: "Shkaqet e mungesës së strehimit nuk mund... -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies











