Shkurt.ch

Arrestohen 21 vozitës “të krisur” në Zvicër

Në Zvicër janë arrestuar 21 persona të moshës prej 21 deri 38-vjeçare. Ata akuzohen për vozitje të shpejtë. Policia kantonale e St. Gallenit, Thurgaut dhe Cyrihut kanë punuar së bashku.

Të arrestuarit janë shtetas malazezë, maqedonas, kosovarë, serbë dhe zviceranë. Gian Andrea Rezzoli, zëdhënës i policisë kantonale të St. Gallen, për “20 Minuten” deklaron: “Rasti u zbulua gjatë një gare ilegale të paligjshme që hasi në një kontroll të policisë në Kantonin e Cyrihut”, informon Albinfo.ch.

Vozitësit “e krisur” i pret një dënim deri në katër vite burg, ndërsa patenta e shoferit d`u konfiskohet së paku për dy vite. Po që se e përsërisin veprimin, ajo do t`u konfiskohet përgjithmonë. Autorët do të dënohen me gjoba të larta.