Kosova
Arrestohen personat që ndërhynë gjatë ceremonisë në Dubravë
Sot, me rastin e 20-vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka planifikuar planin operativ “Masakra e Dubraves”, me qëllim të ofrimit të kushteve Këshillit organizativ për të mbajtur këtë eveniment.
Gjatë kësaj ceremonie, SHKK ka ofruar siguri dhe lejimin e hapësirës për Këshillin organizativ të këtij përvjetori, ku gjatë këtij operacioni kanë qenë të angazhuar rreth 300 oficerë korrektues, dhjetë kombibusë dhe shtatë vetura, të cilat kanë bartur pjesëmarrësit e ceremonisë nga hyrja kryesore deri te vendi ku po shënohej njëzetvjetori i masakrës së Burgut të Dubravës.
Gjatë kohës kur po mbahej ceremonia në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë një qytetar ka tentuar ta prishë ceremoninë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, duke e larguar nga vendi ku po zhvillohej ceremonia, bashkë me të ishin edhe disa persona të tjerë, të cilët u dërguan jashtë perimetrit të qendrës korrektuese.
Të lartpërmendurit u arrestuan nga policia, ndërsa ceremonia vazhdoi e qetë, ku çdo gjë rrodhi mirë, ashtu si ishte paraparë me planin operativ, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/845811682447056/
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












