Integrimi
Arrestohen shtatë shqiptarë në Gjermani
Dy prej tyre pritet të dëbohen nga Gjermania, kurse pesë të tjerë janë arrestuar
Policia gjermane ka njoftuar se ka kryer një bastisje të suksesshme, duke arrestuar shtatë shtetas nga Shqipëria, shkruajnë mediat gjermane, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër strehimi në Bon të Gjermanisë, ku njoftohet se kanë marrë pjesë rreth 150 policë gjermane, çka tregon për atë çfarë ka ndodhur.
Arsyeja e bastisjes kanë qenë shtatë shqiptarë të moshës prej 21 deri 45-vjeç nga Shqipëria.
Për ta dyshohet se kanë kryer shumë vepra penale në Bon, Koln dhe në disa vende tjera.
Udhëheqësi i hetimeve, Mark Patrick Luck ka njoftuar se për ta ka edhe dyshime tjera. Dy prej tyre pritet të dëbohen nga Gjermania, kurse pesë të tjerë janë arrestuar.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












