Lajme
Arrestohet 19-vjeçari i përfshirë në protestat në Lozanë
Pas trazirave të ndodhura në Lozanë, policia ka arrestuar një të ri 19-vjeçar, shtetas serb, i cili dyshohet se mori pjesë aktivisht në incidentet e dhunshme, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë, i riu ishte i pranishëm gjatë të dy ditëve të trazirave dhe dyshohet se i vuri flakën disa kazanëve të mbeturinave dhe hodhi fishekzjarrë. Identifikimi u bë përmes fotografive nga ngjarja, dhe ai pranoi përgjegjësinë gjatë hetimeve.
Me kërkesë të prokurorit publik, gjykata caktoi paraburgimin si masë detyruese. I riu përballet me akuza për trazira, dhunë ose kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve në një turmë, dëmtim të pronës në një turmë dhe shkelje të Ligjit për Eksplozivët.
Policia ka njoftuar se hetimet vazhdojnë dhe arrestime të mëtejshme mund të kryhen së shpejti, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












