Kosova
Arrestohet Action Bronson
Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill” që është organizuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Mirëpo, gjatë kësaj nate ka ndodhur edhe një incident, pasi që është arrestuar reperi me famë botërore Action Bronson, raporton IndeksOnline.
Bronson është arrestuar sepse ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njëjtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Pas pak minutash ka reaguar policia e Kosovës duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Zëvendës Kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka treguar se reperit Bronson nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit.
Sipas tij, prokurori kujdestar e ka informuar se nuk është vërtetuar që reperi në fjalë ka konsumuar ndonjë substancë narkotike.
“Sipas informacioneve që pranova nga prokurori kujdestar, reperit në fjalë nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit. I njëjti është intervistuar nga prokurori, por nuk është vërtetuar se bëhet fjalë për ndezje të ndonjë substance narkotike”, ka thënë numri dy i Themelores për Indeksonline.
Më tutje, ai ka treguar se Bronson pas intervistimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Festivali do të përmbyllet sonte, derisa ka filluar të premten kur ka performuar Dua Lipa, që ka ndezur publikun prishtinas.
Për këtë festival kanë shkruar edhe shumë media botërore, ndër to edhe MTV.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”












