Shkurt.ch
Arrestohet banori i Zvicrës, dyshohet për terrorizëm
Një banor i Zvicrës me prejardhje të huaj është arrestuar në Keni. I riu 19 vjeçar nga qyteti Biel-Bienne dyshohet për lidhjet e tij me milicinë fundamentaliste islame të Somalisë Al-Shabab, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës.
Por autoritetet keniane ende nuk e kanë kontaktuar ministrinë zvicerane lidhur me rastin.
Sipas Zyrës Federale për Migracion, i arrestuari është një i ri i huaj që ka lejen e qëndrimit të përhershëm (C) në Zvicër.
Ndërkohë, i riu ka kontaktuar me mediet zvicerane dhe u ka thënë atyre se ai nuk është terrorist, siç e kanë etiketuar sipas tij mediet zvicerane. Përkundrazi, thuhet të ketë thënë ai. “Janë terroristët ata që më patën arrestuar”.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane Një mega-investim turistik do ta transformojë San Bernardinon në Zvicër... -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste












