Lajme
Arrestohet hajni “milioner” që grabiti bankën e Shkupit
Sipas policisë, shtetasi Boban Smilevski, 40 vjeç, ishte denoncuar se ka kryer një grabitje para pak ditëve rreth orës 17.00, në këtë bankë të kryeqytetit maqedonas
Policia e Maqedonisë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për super vjedhjen e NLB Bankës në Shkup, ku u raportua se ishin grabitur mbi 2.3 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro. Sipas policisë, shtetasi Boban Smilevski, 40 vjeç, ishte denoncuar se ka kryer një grabitje para pak ditëve rreth orës 17.00, në këtë bankë të kryeqytetit maqedonas.
Pas disa orëve policia ka arrestuar autorin, por paratë nuk janë gjetur ende, citon INA.
Ndërkohë 40 vjeçari konsiderohej si njeri i qetë i punësuar në trezorin e kësaj banke dhe se asnjëherë nuk kishte dhënë shenja për keqpërdorime. Ditën e grabitjes ai është larguar nga banka me një qese të madhe në të cilën dyshohet se ishin fshehur paratë, për të cilat ende nuk ka treguar se ku i ka dislokuar.
Ndryshe, është hera e tretë dhe sasia më e madhe që një bankier maqedonas brenda një jave në mënyrë të përsëritur ka plaçkitur bankën. Por, drejtori i përgjithshëm i kësaj banke, ka porositur që klientët të mos shqetësohen, pasi që paratë e tyre janë të sigurta.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve Senati i Zvicrës ka votuar për të kërkuar që policia të përmendë sistematikisht kombësinë e të... -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”













