Lajme
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një shqiptari 20-vjeçar në Zvicër
Mësohet se policia në Luzern ka arrestuar një person që dyshohet se është vrasësi i një shqiptari 20-vjeçar nga Kosova në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
A.N. vdiq dhjetë ditë më parë në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve. Gurë, një thikë dhe një çekan u gjetën në vendin e ngjarjes, raporton Blick.
Mendohet se arsyeja ishte për një sistem ventilimi dhe për para.
Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet se është shkaktuar për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.
“Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin”, thotë Simon Kopp (52) nga zyra e Prokurorit të Luzernit. “Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”.
Tash po rikonstruktohet se si erdhi te rrahja dhe te vrasja.
Shtatë persona janë në paraburgim, thotë Kopp, për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor. Janë 5 sirianë, një zviceran e një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.
Sipas hulumtimeve të Blickut, gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në Kantonin e Luzernit dhe një në një qytet në veri të Zvicrës. Në të gjitha vendet konfirmohet se njerëzit në lidhje me krimin nuk u panë më, u larguan nga punëdhënësi apo u arrestuan.
Kopp nuk tregon nëse njerëzit në paraburgim kanë pranuar krimin apo janë mbrojtur në heshtje.
Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën. Kopp nuk tregon se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave të tjerë.
“Së pari të gjithë duhet të intervistohen”, thotë ai.
Për më tepër, është ende duke u pritur raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës.
“Videoregjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik, ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, thotë Kopp.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












