Lajme
Arrestohet infermierja italiane pasi dha 45 vaksina të rreme anti-Covid
Një infermiere italiane është arrestuar pasi dyshohet se u ka injektuar vaksina të rreme anti-COVID të paktën 45 personave.
Dyshohet se infermierja i ka hedhur më pas vaksinat në kosh dhe pacientëve u ka ngjitur fasha në krahun e injektuar, në mënyrë që të mos kuptohej se vaksinat ishin të rreme.
Katër prej bashkëpunëtorëve të dyshuar të infermieres janë vendosur në arrest shtëpie, në kuadër të hetimeve, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Hetimi i policisë për rastin e infermieres thuhet se nisi pasi një mjek në një spital të Ankonës dyshoi për veprimet e koleges së tij.
Pamjet e policisë tregojnë infermieren duke zbrazur gjilpërat e vaksinës në koshin e mbeturinave, përpara se të pretendonte se i injektonte në krahun personave.
Pesë të dyshuarit akuzohen për korrupsion dhe falsifikim informacioni. Dyzetepesë persona që dyshohet se kanë marrë certifikatat e rreme të vaksinave janë gjithashtu nën hetim, sipas një deklarate.
Muajin e kaluar, një dentist italian u bë objekt i titujve kryesorë në media, pasi kishte vendosur një shtresë silikoni në krahun e tij kur shkoi për të marrë vaksinën.
Burri më vonë deklaroi se thjesht “po protestonte ndaj vendimit të qeverisë italiane për vaksinim të detyrueshëm për personelin shëndetësor.
Sipas rregullave të reja në Itali, të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë në bare, restorante dhe as mund të përdorin transportin publik. Vetëm personat që janë shëruar së fundmi nga COVID-19 janë të përjashtuar nga rregullat e reja të “super green pass”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











