Kosova
Arrestohet kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati
Është konfirmuar arrestimi i kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, nga EULEX-i.
Këtë e ka konfirmuar avokati i kësaj organizate, i cili ka njoftuar se Gucati do të transferohet në Hagë.
EULEX po zhvillon një bastisje në zyrat e OVL të UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk dihen arsyet prapa arrestimit të Gucatit, ndërsa avokati i kësaj organizate Tomë Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se: “Nuk ka gjasa që rasti ka të bëjë me krime lufte, sepse ai kurrë nuk është marrë në pyetje më herët dhe në bazë të vendimit që e kemi parë, mund të ketë gjasa që ai është arrestuar për atë që gjykata e konsideron si pengim të drejtësisë”.
Avokati Gashi ka shkruar në rrjetin social Facebook se Gucati do të transferohet në Hagë, ndërkohë që bastisjet nga EULEX-i në zyret e OVL të UÇK-së po vazhdojnë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, gjatë bastisjeve të Zyrës së OVL-së nga EULEX-i, para këtyre zyreve janë mbledhur disa qytetarë në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të Gucatit.
Kjo vjen një ditë pas arrestimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator 2020, të Salih Mustafës, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.
EULEX-i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së prokurorit të Specializuar edhe në këtë arrestim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













