Lajme
Arrestohet Kurti, plasin protestat në Prishtinë
Deputeti Albin Kurti është arrestuar në orët e mbrëmjes në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Menjëherë opozita doli në mbështetje të Kurtit dhe u përplas me policinë.
Policia e Kosovës ka arrestuar ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi ky i fundit ndezi fitilin e bombës me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës një javë më parë. Pas arrestimit situata eskaloi menjëherë, pasi aktivistët e Vetëvendosjes u barrikaduan para stacionit të Policisë dhe u përplasen me forcat e rendit.
Kurti, që është deputet i Kuvendit të Kosovës, është ndaluar në orën e mbrëmjes, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Ai ka qenë bashkë me deputetin dhe shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe dy aktivistë të tjerë të kësaj Lëvizje që ishin duke u kthyer nga Shkupi.
Sipas Policisë së Kosovës, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, fillimisht është ndaluar në hyrje të Prishtinës e më pas në bazë të urdhëresës së dhënë nga prokurori kompetent është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Menjëherë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes një kumtese për media, u ka bërë thirrje të gjithë aktivistëve të saj që të dalin para stacionit kryesorë të Policisë në Kosovë, në mbështetje të Albin Kurtit. Dhe pas pak minutash opozita doli në shesh dh u përplas me Policinë e Kosovës, e cila përdori gazin lotsjellës.
Në mbështetje të Kurtit dolën e dhe liderët opozitar, përfshirë edhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj. Ata arrestimin Kurtit e cilësuan si kidnapim. Ndërsa përfaqësuesit e Vetëvendosjes thanë se ky është vetëm fillimi i rinisjes së demonstrave të reja anti-qeveri
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












